Një avion Boeing 787 Dreamliner (VT-ANB) i Air India me 242 pasagjerë në bord, që fluturonte nga Ahmedabad për në Aeroportin Gatwick të Londrës, u rrëzua menjëherë pas ngritjes të mërkurën.
Siç raportohet nga mediat indiane, ish-kryeministri i shtetit federal të Gujarat, ku ndodhi tragjedia, ishte në atë fluturim.
Çfarë dihet deri tani nga aksidenti i rëndë ajror që ndodhi rreth 1 orë më parë:
Në bord ndodheshin 242 persona, përfshirë dy pilotë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit të kabinës.
Nga pasagjerët, kishte 169 shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, një shtetas kanadez dhe shtatë shtetas portugezë.
Aeroplani – një Boeing 787-8 Dreamliner – i dha një thirrje paralajmëruese kontrollit të trafikut ajror pas ngritjes, por më pas nuk dha asnjë përgjigje.
Sinjali humbi sekonda pas ngritjes kur aeroplani kishte arritur 625 metra lartësi, sipas Flight Radar.
Aeroplani u rrëzua në një zonë banimi pranë aeroportit.
“Të gjithë po vrapojnë tani duke u përpjekur të shpëtojnë sa më shumë jetë të jetë e mundur”, raporton BBC do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE