Florina Cani, nëna e Martinit 14 vjeçar që u vra me thikë muaj më parë nga bashkëmoshatarët e tij në Tiranë, është shprehur se në katin e parë të shtëpisë familja ka vendosur që të hapë një muze.
“Po bëjmë një muze në kat të parë të shtëpisë tonë, me të gjitha kujtimet e Martinit. Nëse dikush do të pijë një çaj, kafe, ujë dhe të shohë sa fëmijë inteligjent ka qenë Martini. Nëpërmjet fotove, të gjitha ato cilësi që kishte, kthehet në simbol për fëmijët e tjerë.
Të mos ndodhin më gjëra të tilla. Ia ruaj me fanatizëm të gjitha sendet e veta. Tani kemi marrë projektin dhe kush dëshiron të kontribuojë, është i mirëpritur”, tha Florina Cani, nëna e Martinit 14 vjeçar, e ftuar në emisionin “Opinion”.
Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, ka ndodhur mesditën e 18 nëntorit 2024 pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet. Gjatë një konflikti me M.Përlleshaj, Martin Cani mbeti i vrarë nga një goditje me thikë në zemër, ndërsa i plagosur mbeti dhe miku i tij Luis Meçja.
M.Përlleshaj po gjykohet për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave. Gjykata ka refuzuar kërkesën e avokatit të të miturit për të përfituar gjykim të shkurtuar, duke vijuar kështu një proces të rregullt gjyqësor do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE