
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku sipas tij, shihet një vajzë bjonde e paidentifikuar që hyn në ambientet e Burgut të Peqinit.
Në reagimin e tij, Noka akuzon qeverinë për mënyrën se si e administron sistemin penitenciar, duke pretenduar se institucionet e burgjeve janë të mbushura me korrupsion dhe se drejtuesit përgjegjës nuk mbajnë veten përgjegjës për problemet e identifikuara.
Sipas deputetit demokrat, vajza që shihet në video duke ecur pas një oficeri policie dyshohet se ka hyrë në burg për t'u takuar me një të burgosur.
Noka aludon se kjo është një vizitë që zhvillohet në kuadër të të ashtuquajturave “takime të veçanta”, ambiente të veçanta ku personat e dënuar mund të presin bashkëshortët/et e tyre ose anëtarët e ngushtë të familjes në kushte të veçanta, sipas rregullave të parashikuara nga sistemi penitenciar.
Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet në lidhje me vërtetësinë e pamjeve filmike apo pretendimet e ngritura nga deputeti i opozitës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
