LAJME / E Enjte 16 Nëntor 2023, 16:04

EMRAT/ Arrestohen 3 shqiptarë, të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim të lëndëve narkotike

Janë kapur dhe arrestuar tre shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.  Mësohet se Ardian Korriku, Jurgen Korriku dhe Etleva Adami kanë rënë në prangat e policisë në vendin tonë dhe i përkasin moshave 54 vjeç, 27 vjeç dhe 46 vjeç.

Ndërkohë, policia po vijon veprimet në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar antidrogë i koduar “PUZZLE 2020”.

Vijon në vendin tonë, operacioni policor ndërkombëtar antidrogë i koduar “PUZZLE 2020”, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe GDF-së.

Operacioni, me koordinimin e Zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri, pas hetimeve të kryera nga prokuroritë e Padovas dhe Venecias.

Kapen në Shqipëri dhe vihen në pranga 3 shtetas shqiptarë, të kërkuar ndërkombëtarisht në kuadër të këtij operacioni,

Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane dhe me GDF-në, për goditjen e grupeve/organizatave kriminale në fushën e narkotikëve, me veprimtari në të dy shtetet, ka vijuar në Shqipëri, operacioni policor ndërkombëtar antidrogë i koduar “PUZZLE 2020”.

Gjatë këtij operacioni u kapën në vendin tonë, shtetasit shqiptarë 54 vjeç, 27 vjeç dhe 46 vjeç.

Për këta 3 shtetas është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të një procedimi penal të Drejtorisë së Antimafias, së Distriktit të Venecias.

Vijojnë veprimet operacionale dhe procedurale në funksion të këtij operacioni./abcnews.al