LAJME / E Diel 21 Prill 2024, 21:09

Eli Fara surprizohet nga personi i veçantë: Mendoja se më kishin mbaruar lotët…

Këngëtarja Eli Fara ka qenë e ftuar ditën e sotme në një emision televiziv teksa surprizat e përgatitura për të kanë bërë që këngëtarja të përlotet.

Të ftuar nga miqtë e shumtë të përzgjedhur, të cilët kanë surprizuar Eli Farën kanë qenë:

Bruno Pollogati, Këngëtar, Revolt “Klan”

Febi Shkurti, Këngëtar, Revolt “Klan”

Mimoza Shaholli,  Këngëtare

“Shpesh herë mendoj se më kanë mbatuar lotët por ja që ndodh prapë. Faleminderit, ky është vend i surprizave ku më përballët me gjithë jetën time, me miqtë e mirë. Nuk jemi thjeshtë shoqe, jemi një familje që ndajmë hallet bashkë.”– ka thënë Eli Fara teksa ka dëgjuar mesazhin e dy shoqeve të saj.

Kujtojmë se dy miket e Eli Farës, këngëtarja Aurela Gace dhe valltarja Kostanca e kanë emocionuar këngëtaren me një videomesazh shumë të ndjerë.