LAJME / E Hënë 16 Tetor 2023, 12:12

“Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe BE janë shumë larg njëra-tjetrës”, Von Der Leyen: Le të punojmë bashkë që ju të bëheni pjesë të BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë fjalës së saj në hapje të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë u shpreh se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe BE janë shumë larg njëra-tjetrës.

Presidentja apeloi që Ballkani Perëndimor të punojnë ngushtë me BE për t’u bërë pjesë e unionit.

“I dashur Edi, Kancelar, miq. Çfarë mesazhi i fuqishëm është ky, jo vetëm që kemi Procesin e Berlinit, hera e parë që kjo ndodh në rajon dhe ne jemi dëshmitarë të një lufte të tmershme që ka nisur Rusia kundër Ukrainës. Ne kemi parë një sulm të tmerrshëm të Hamasit që ka vrarë më shumë se 1400 burra, gra, fëmijë bebe dhe kjo vetëm se ata janë hebrenj. Ne jetojmë në një planet që po digjet, jemi të sfiduar nga inteligjenca artificiale dhe në këto kohra na duhen miqtë më të mirë të mundshëm kështu që le të punojmë së bashku që se shpejti të arrijmë një paqe, një begati të qëndrueshme. Çfarë mesazhi i mrekullueshëm ishtë ai i djeshmi kur ne lançuam procesin e regjistrimit për Kolegjin e Europës ku ata studentë do të studiojnë çështje europiane dhe kjo është e rëndësishme për brezat e ardhshëm që do ta çojnë më tej BE. “

Ajo theksoi se Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, ndërsa deri tani janë përdorur 16 miliardë Euro nga 30 të planifikuara për Ballkanin Perëndimor.

“Procesi i Berlinit filloi në vitin 2014 edhe synimi është për të ecur përpara në formë të vërtetë në rajon, por edhe për bashkëpunimin rajonal ekonomik dhe për këtë jemi këtu. Ne tashmë kemi hedhur themele të forta, me planin tonë të investimeve ekonomike prej 30 miliardë Eurove. Rezultatet po tregohen tani dhe 16 miliardë Euro janë përcaktuar dhe përdorur tashmë . Ekonomitë tona në Ballkanin Perëndimr dhe ne tregun e vetëm të BE janë ende shumë larg njëra tjetrës. Ekonomitë e Ballkanit perëndimor janë në shifrën 35% të mesatares së BE dhe ne duhet të çlirojmë potencilain e Ballkanit Perëndimor dhe këtë do ta arrijmë përmes planit të rritjes. Ne e dimë nga përvoja e zgjerimit nga fuqia që ka zgjerimi dhe forcat që na japin vendet që bëhen pjesë e BE. Por elementi i dytë ka të bëjë më zhvillimin ekonomik sepse sa herë kemi pasur zgjerim, jo vetëm për vendet që bëhen anëtare, por dhe BE është përmirësuar sepse tregu është zgjeruar. Ne duam që në fusha specifike të hapim dyert për firmat e Ballkanit Perëndimor si hapja, lëvizja e mallrave dhe tregu digjital dhe pagesa jo në dorë për ta pasur si BE. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë tregun rajonal të përbashkët. T’ju ofrojnë qasje fqinjëve të tyre në tregun e tyre nëse kanë bllokime . Këto reforma do të shoqërohen nga financime të BE dhe kjo është një stimul për të hapur dyert në aspektin ekonomik dhe që këto vende të kryejnë reformat e duhura. Vetëm duke punuar së bashku ne do të bëjmë të mundur që Ballkani Perëndimor të vijë aty ku i takon në zemër të Bashkimit Europian. Mesazhi im është ky “Këto janë momente kyce. Mos i leni mundësitë t’ju ikin dhe për këtë do të punojmë së bashku.”/tvklan.al