Një punonjëse 22-vjeçare në një çerdhe në Montessori në Londrën jugperëndimore është vënë nën akuzë për keqtrajtim sistematik të 24 fëmijëve të vegjël, të moshës nga 18 muaj deri në dy vjeç, gjatë kohës që punonte në një institucion privat me pagesë mujore prej 1,900 paundësh.
Roksana Lecka, e cila u punësua në “Riverside Nursery” në Twickenham nga janari deri në qershor të vitit të kaluar, po përballet me 21 akuza për mizori ndaj fëmijëve.
Në seancat gjyqësore të zhvilluara në Gjykatën e Kurorës në Kingston, është bërë me dije se ajo ka pranuar fajësinë për dy nga akuzat, ndërsa mohon pjesën tjetër.
Në sallën e gjyqit janë transmetuar pamje nga kamerat e sigurisë, ku pretendohet se Lecka shihet duke i kapur me forcë fëmijët për fytyre, trup dhe gjymtyrë.
Një ndër incidentet më të rënda përshkruhet si një moment ku një prej vogëlushëve “përdridhej nga dhimbja”, ndërsa prindërit e pranishëm në galerinë publike reaguan me tronditje.
Sipas Prokurorisë, Lecka ka qenë në mënyrë të përsëritur agresive dhe e ashpër në sjellje, sidomos në momentet kur nuk mund të pinte cigare elektronike gjatë punës.
Në dëshminë e saj, e akuzuara pranoi se ishte e varur nga kanabisi dhe cigaret elektronike, duke deklaruar: “Nëse nuk pija, bëhesha e padurueshme dhe e nervozuar. Vapoja në çdo mundësi që më jepej, edhe brenda çerdhes.”
Gjykimi vazhdon ndërsa pritet që juria të shqyrtojë me kujdes të gjitha provat, përfshirë deklaratat e dhëna dhe pamjet filmike të siguruara nga ambientet e çerdhes do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE