LAJME / E Martë 23 Qershor 2026, 22:10

Edi Rama publikon videon qe do ndeze shume debat ne rrjet

Duket se debati mes Edi Ramës dhe Dritan Goxhajt në lidhje me pjesëmarrjen e këtij të fundit në luftën e UÇK-së do të vijojë, pasi kryeministri ka postuar një video ku shfaqet dëshmia e “Komandant Plakut”.

Më herët, Rama publikoi një dokument i cili daton që prej vitit 1999, një njoftim i bërë në emër të “Komandant Plakut” dhe që mban vulën e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Në të shkruhet se Dritan Goxhaj “me mendjemadhësi” nuk pranoi të merrte pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Por kreu i qeverisë nuk u ndal me kaq, pasi ka publikuar dëshminë e dhënë në një media kosovare për pjesëmarrjen në luftë të Goxhajt. Bëhet fjalë për deklaratën e ish-kandidatit për deputet në Kosovë, Qëndrim Kryeziu, i cili pretendon se po lexon dëshminë e lënë nga “Komandant Plaku”, ku thuhet se Goxhaj ka qenë mercenar në luftën në Kosovë.

Sipas Kryeziut, Goxhaj ka dërguar katër shqiptarë në qendrën ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës kryente stërvitje. Sipas kësaj dëshmie, Goxhaj është paguar me 1600 franga për shërbimin e tij në luftën për çlirimin e Kosovës.

Ndërsa kryeministri Edi Rama e shoqëron postimin e tij me shkrimin: “Dje ‘komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE