
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në perzantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, i cili është një program kombëtar i mbështetjes së qeverisë për bizneset e vogla dhe të mesme. Në bashkëounim me Bankën e Shqipërisë dhe bankat e niveit të dytë, prej ku sipërmarrësit do të kenë mundësi të tregojnë idetë e tyre dhe të financohen me një normë interesi 2-3%.
Në fjalën e tij Rama prezantoi programin dhe mënyrën se si bizneset do të mund të aplikojnë për të qenë pjesë, si edhe u ndal të falenderonte Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe ministrat për bashkëpunimin, teksa tha se shpresonte që do të ishte duke i falenderuar edhe në përfundim të prgramit pas 6 muajsh.
Teksa më tej ai ka treguar edhe dy raste të ndryshme biznesesh të voglë, njëri me çobanë në jug të vendit dhe një biznes në Lushnje që prodhon produkete kozmetike për të cilat tha se pas bisedave me ta “horizonti” për të arritur më shumë ishte shumë i lartë por pengoheshin vetëm nga finiancimi, dhe sipas tij pikëriisht problemi i financimit do të ishte ai që do të zgjidhej përmes këtij programi me mbështetjen e qeverisë. Duke theksuar se ku program u përket vetëm bizneseve të vogla dhe të mesme.
Në përfundim të fjalës së tij ai ka bërë edhe një krahasim të rëndësisë së Guvernatorit të Bankës në këtë proces, duke e krahasuar me vendin e Papës në një shtet laik.
“Guvernatori është një institucion që në situatën laike barazohet me Papën, asnjë nuk shkon të bëjë protestë para Vatikanit”, është shprehur Rama ndër të tjera.
Pjesë nga fjala e Kryeministrit:
Ka qenë themelore që ne të kishim bashkëpunimin e Bankës së Shqipërisë dhe të bankave të nivelit të dytë, që na kanë garantuar që do të bëjnë pjesën e tyre për suksesin e këtij programi, them të paktën me fjalë se bankat janë futur në një zonë komftorti të jashtëzakonshëm ku nuk luftojnë për të fituar, kjo na bën më kërkues nga ana e bankave. Bankat nuk dalin me humbje nga ky program, por nuk dalin as me fitim shumë të madh, por në afatgjatë do jetë i konsiderueshëm sepse ajo që ne synojmë me këtë program është që t’i japim krahë ndërmarrjeve të vogla edhe të mesme që të fuqizohen. Është shumë e rëndësishme që kjo frymë bashkëpunimi që kemi pasur deri tanim edhe dua të falenderoj guvernatorin për bashkëpunimin, dhe do doja ta falenderoja edhe pas 6 muajsh.
Duke qenë se bankat kanë një manual të tërë justifikimesh që e përdorin me eficencë të lartë dhe një nga ato është që planet e biznesit nuk janë mjaftë bindëse, ne kemi angazhuar një forcë tjetër në këtë proces që është Zyra e Kombeve të Bashkuara këtu në Tiranë përmes së cilës ne do të angazhojmë ekspert ndërkombëtar me një grup të gatshëm për të asistuar bizneset.
Ky grup i gatshëm do të jetë në dispozicion të të gjitha bizneseve, ndrkohë që ministria e Ekonomisë do të luajë rolin e vet përms koordiminit të tyre.
Po ashtu ne kemi vënë në dispozicion një faqe online në të cilën ka edhe një mundësi për t’u adresuar dejtë për dretë ministria nga biznesi dhe ka edhe një chatbox që u kthen përgjigje pyetjeve që lidhen me programin.
Uebsajti është menduar si një urë që do të na lehtësojë shikimin e gjithë natyrës së lëvizjes së këtij programi.
Është planifikuar një cikël takimesh në territor për të kontaktuar apo nxitur biznese që të përfshihen, këtu është një skuadër me objektiva të përbashkët por edhe të ndarë sipas pjesëve të kësaj skuadre, minisria e Financave ka qenë kyçe, se më thonë ndonjëhërë pse i falenderon se detyrën po bëjnë po varet kush e bën mirë, ose thonë ju me lekët tona po i bëni po ka qeveri që me lekët tona bëjnë punë të mira ka edhe qeveri që me lekët tona nuk bëjnë punë të mira.
Këtu bëhet fjalë për diçla shumë më të rëndësishem se sa një prgram kredish, ne kemi këtë projekt në dispozicion të subjekteve private dhe natyrisht kur vjen puna te zhvilimi rural ka një prirotet qeveria të këtij mandati për të nxitur sa më shumë agropërpunimin, ku kemi shumë potencial dhe kemi shumë hapësirë të pazhvilluar, dhe nga ana tjetër një element i ri i programit është mbështetja e shoqërive të përbashkëta.
Kemi edhe ministrinë e Kulturës dhe Tirizmit që ka pjesën e vet të procesit në stimulimin e sipërmarrjeve që lidhen me turizmin, kjo linjë kredie është menduar për të vegjlit dhe të mesmit jo për të mëdhenjtë, sipërmarrjet e mëdha nuk do kenë mundësi të bëjnë nga ato truket që të futen, se kemi disa që vijnë nga sektori privat që na kanë praraljmëruar se nga ku mund të futen të mëdhenjtë kështu që ua kemi mbyllur të gjitha shtigjet.
Për të qenë të qartë, linjat e financimit janë të parashikuar të mbulojnë produktuivitetin që është një nga gjërta kryesore, një tjetër linjë është industria përpunuese në tërësi, pastaj transporti dhe logjistka dhe ekonomia digjitale kemi shumë.
Ka një realitet të jashtëzakonshëm në jugun e thellë të vendit tonë ku një emigrant ka krijuar një shoqëri të çobanëve të rinjë, më vjen shumë mirë se sa i kërkuar është ky zanant dhe sa pak janë ata që janë të disponueshëm për të mbështetur rritjen e sektorit të blegtorisë, surpriza e këtij realiteti është që është krijuar një kompani nën 30 vjeç që bëjnë çobanin, vijnë nga relaitete të ndrushme por te kjo komani kanë gjetur mundësinë që të bëjnë para, dhe kur unë e pyeta djalin se deri kur e shihte horizontin, ai tha deri në 100 mijë krerë por duhet financim.
Një tjeteër realitet shumë intersan është ë zonën e Lushnjes, ku ka një industri shumë të vogël që merret me prodhime kozmetike të çertifikuara ndërkombtarisht por që ka një volum të vogël, e njëjta pqërgjigje e pyetjes ku është horizonti edhe i njëjti problem ku është financimi?
Ka edhe ndërmarrje në fushën e teknologjisë por kanë nevojë pë rnjë financim për t’u rritur
Dua të them që programi ka një tavan prej 2 milionë eurosh që është e konsidenerueshme, ne do të nrgremë edhe një task forcë, për të analizuar në mënyrë periodike rezultatet dhe për të parë ku programi ka nevojë për ndërhyrjet dhe ku duhet ti drejtohemi guvernatorit të përdorë shkopin.
Shifrat janë shumë të rëndësishme, por kanë një problem sa më pozitive të jenë aq më shumë i bezdisin njerëzit, sa herë që të thuash që bizneset janë shtuar do përballesh me të kundërtën e efektit që bën një lajm i mirë, unë kam krijuar bindjen që kjo është një shenjë e një faze shumë të rëndësishme e fazës ku kemi hyrë , është shenjë e një shoqërie që do shumë më tepër progres dhe nuk t’ia dijë se nga vjen koha dhe brezat që e vlerësonin shumë rrugën për të nxjerrë konkluzione, ka ndryshuar totalisht sepse gjitmonë e më pak njerëzve u intereson se ku kemi qenë, se çfarë ka pasur rruga vështirësi,
Gjthmonë e më shumë referimi tek rruga e bërë i acaron sepse suksesi i të tjerëve është një arsye për të kërkuar suksesin edhe për vete, edhe çdo lloj dallimi është një arsye për tu acaruar kur rruga thotë duhet bërë durim.
Njerëzit meritojnë të kenë mundësi të reja për të bërë sukses, dhe nuk ka arsye pse të mos ti kërkojnë nga qeveria, raportin e besimit me institucionet, shoqërinë e krijojnë prtshmëritë jo arritjet, arritjet janë diçka tjetër, janë shumë të rëndësishme por janë tërsisht të pamjaftueshme, sepse pritshmëritë diktojnë të përditshmen e njerzve.
Guvernatori është një institucion që në situatën laike barazohet me Papën, asnjë nuk shkon të bëjë protestë para Vatikanit, ne jemi gati të shkojmë deri në 1 miliardë euro mbështetje, ne do të shtojmë më shumë fonde jemi gati të shkojmë deri në 1 miliardë euro për sipërmarrjen e vogël dhe të mesme që askush të mos thotë skam mbështetje për të bërë planin tim ama duhet të kenë një plan dhe duht t’u miratohet, këto janë njësoj si paratë e BE që për t’i marrë duhet të bëjmë një sër gjërash.
Për të gjthë ata që kanë një plan kemi asistencën që planet të bëhen të tilla që bankat ti besojnë, që të mos ketë njerëz të painformuar do bëjmë një fushatë informimi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
