LAJME / E Premte 22 Shtator 2023, 15:03

E trishtë! E kishte ditën e parë të punës, i riu shqiptar humb jetën në një kantier në Greqi

GREQI- Ngjarje e trishtë në Greqi. Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi mëngjesin e sotëm në një kantier ku po kryhenin punime për kanalizimin e ujërave të zeza.

Ngjarja ka ndodhur në Agrinio të Greqisë ku sipas "Protothema", i riu nuk ishte punonjës i bashkisë por staf i firmës që po kryente punimet. I riu shqiptar e kishte ditën e parë të punës ditën që edhe u nda nga jeta.

Informacionet bëjnë me dije se ai mund të jetë përplasur nga një ekskavator por rrethanat e sakta të vdekjes së tij akoma nuk dihen.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila ka transportuar punëtorin e plagosur në spitalin e Agrinit, por fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.