
Një lajm i kobshëm ka mbërritur mesditën e kësaj të premte, pasi është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Sarandës Krenar Bedaj.
Lajmi i trishtë është mësuar nga reagime të shumta të bëra në rrjet nga të afërmit e 46-vjeçarit, të cilët kanë shkruar zemërthyer për ngjarjen e rëndë.
Bedaj ishte një figurë e njohur në jetën shoqërore dhe politike të qytetit jugor bregdetar.
Ai ka qenë aktivist i FRESH-it në radhët e Partisë Socialiste. Po ashtu, vite më parë ka shërbyer edhe si anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve të të riut për humbjen tragjike të tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
