LAJME / E Mërkurë 27 Nëntor 2024, 02:02

E rrallë në Shkup, 61-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Klinikën Gjinekologjike në Shkup, ku një grua ka sjellë në jetë fëmijën e parë në moshën 61-vjeçare

Sipas informacioneve, nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa fekondimi është kryer në mënyrë artificiale.


61 vjeçarja konsiderohet të jetë gruaja më e vjetër që ka lindur fëmijën e saj të parë në Maqedoninë e Veriut.