“Rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, ka njoftuar shtetasja D. A. se prej 3 orësh, kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit”, njoftoi policia do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE