LAJME / E Diel 20 Prill 2025, 23:11

E rëndë/ Një 50-vjeçar gjendet i varur në banesë (EMRI)

Një burrë i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike mbrëmjen e kësaj të diele në Këlcyrë.

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi Sokol Hadaj, rreth 50 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:28, në lagjen Nr. 3. Raportohet se ai është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ku dyshohet se është vetëvarur.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Kjo është vetëvrasja e dytë brenda ditës së sotme, pas rastit të Gjirokastrës, ku u gjet i varur në banesë 17-vjeçari Vehip Peçi.