Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Deçan të Kosovës ku dyshohet se djali ka rënë në pishinë dhe nëna ka hyrë për ta shpëtuar, por si duket nuk ka arritur dhe për pasojë kanë ndërruar jetë të dy.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e një nëne të re me të birin e saj. Ai është shprehur i tronditur me dy vdekjet e hershme.
“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjes sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit!”, – ka shkruar Ramosaj krahas postimit do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE