LAJME / E Martë 28 Korrik 2026, 19:07

E rëndë/ Nëna po kalonte te vijat e bardha, makina përplas karrocën me fëmijën 1 vjeç brenda!

Një aksident është regjistruar në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”, ku një automjet ka përplasur një karrocë në të cilën ndodhej një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.

Sipas informacioneve paraprake, nëna po kalonte rrugën së bashku me fëmijën, kur automjeti ka goditur karrocën.

Menjëherë pas ngjarjes, ka qenë vetë drejtuesi i mjetit ai që ka transportuar të miturin drejt Urgjencës së Spitalit të Korçës.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia ka nisur procedurat me drejtuesin e automjetit, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE