Një ngjarje dramatike ka ndodhur dje në Shkodër, ku shpërthimi i një bombole gazi për pak sa nuk ka shkaktuar edhe viktima. Ngjarja ndodhi në lagjen “10 Korriku”, ndërsa sot (9 qershor), policia vendore dha edhe detajet e para.
“Dyshohet se për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në dy baraka banimi. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Punohet për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë edhe shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre. Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar nga shpërthimi, teksa vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e ngjarjes, nëse kanë munguar kushtet e sigurimit teknik tek bombola e gazit apo ka qenë pakujdesi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE