LAJME / E Hënë 19 Maj 2025, 18:06

E rëndë në Itali, shqiptari dhunon ish të dashurën e tij ukrainase në mes të lokalit

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali, ku një shtetas shqiptar ka dhunuar ish të dashurën e tij.

Sipas mediave italiane, mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 20:30 brenda një lokali në qendrën e Paretes.

Gjithashtu, gruaja ukrainase është sulmuar brutalisht me me shqelma dhe grushte në fytyrë, ku sipas dëshmitarëve ajo ka hyrë tek lokali dhe ka kërkuar ndihmën e të pranishmëve.

Gruaja është nëna e një fëmije të vogël, por fatmirësisht djali nuk kishtë pësuar asnjë dëmtim, ndërsa e dhunuara ndodhet në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme.

Ndërkohë, shqiptari ka rënë në prangat e policisë, teksa janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave " do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE