Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është zbuluar në Prishtinë, ku një foshnjë e porsalindur është gjetur e braktisur dhe pa shenja jete në një qese të zezë pranë një grumbulli mbeturinash.
Referuar raportimeve nga mediat lokale, ngjarja është zbuluar nga një qytetar i rastësishëm, i cili ka lajmëruar menjëherë autoritetet. Pas këtij njoftimi, policët dhe mjekët emergjentë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se foshnja ishte pa shenja jete.
Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhen ekzaminimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, foshnja u gjet në një qese plastike të zezë në zonën e vendgrumbullimit të mbeturinave në rrugën “Butofci”, ndërsa policia dhe hetuesit ndodhen në terren dhe kanë nisur hetimet mbi vdekjen dhe identifikimin e personave përgjegjës.
Autoritetet kanë bërë thirrje publike për këdo që mund të ketë informacion" do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE