LAJME / E Premte 25 Prill 2025, 12:12

E rëndë/ 60-vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen “Don Bosko” në Tiranë.

Policia bën me dije se një 60-vjeçare është vetëhedhur nga lartësia e katit të 8-të, në pallatin ku banonte.

“Rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 8-të, në pallatin ku banonte, shtetasja L. M., rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.