
Një 32-vjeçar dyshohet se ka vrarë komshiun e tij, pasi pretendonte se viktima kishte ngacmuar verbalisht bashkëshorten e tij dhe i kishte bërë një gjest provokues.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 12 korrik, rreth orës 05:00 të mëngjesit. Sipas informacioneve paraprake, viktima, 41-vjeçari Yeti? Gönülta?, ndodhej në banesën e një komshiu, ku pak më vonë ka mbërritur edhe i dyshuari Suleyman Köro?lu.
Gjatë konfliktit, Köro?lu dyshohet se ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar tri herë ndaj Gönülta?it, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit, por është arrestuar më vonë nga policia. Gjatë arrestimit, autoritetet kanë sekuestruar edhe armën që dyshohet se është përdorur në krim.
Trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari kishte edhe precedent të mëparshëm penal për përdorim të lëndëve narkotike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
