LAJME / E Mërkurë 16 Prill 2025, 19:07

E përdori për të manipuluar situatën, djali që Ilaria njohu në Tinder pasi u nda nga Samson: As zërin nuk ia kisha dëgjuar ndonjëherë...

Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja tragjike e Ilaria Sulës.

Siç raportojnë mediat italiane, së fundmi ka reaguar dhe një djalë, të cilin 22-vjeçarja shqiptare e kishte njohur në Tinder.

Ai ishte pikërisht djali që Mark Antony Samson e përdori për të kamufluar krimin, të cilin e përmendte në mesazhet e Ilarias si personin me të cilin kishte fjetur. Po djali ka rrëfyer se me Ilarian kishte folur shumë pak me mesazhe, ndërsa nuk i kishte dëgjuar kurrë as zërin, e jo më të takohej me të.

“Ka qenë një njohje në fillim. Ne folëm pak dhe ajo më tregoi se ishte duke u ndarë nga një lidhje. Por vetëm kaq. Më pas, shoqet e Ilarias më telefonuan. Aty e kuptova që dikush u përpoq të më përfshinte dhe mua”, u shpreh i riu.

22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula u vra në mënyrë tragjike nga ish i dashuri i saj. 23-vjeçari filipinas tregoi se i mori jetën Ilarias në shtëpinë e tij dhe më pas e futi trupin e pajetë në një valixhe, duke e hedhur në një zonë pyjore jashtë Romës. Më pas ai përdori telefonin e 22-vjeçares për të fshirë gjurmët, duke u hequr si ajo dhe duke i thënë shoqeve të shqiptares se kishte shkuar në shtëpinë e një djali tjetër pranë Napolit.