Ananda Lewis ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur motra e saj, Lakshmi, përmes një postimi prekës në Facebook: “Ajo është e lirë, në krahët e Zotit,” shkroi ajo, duke ndarë një foto bardhë e zi të Anandës.
Lewis u bë e njohur në vitet ’90 si një nga figurat më të dashura të MTV-së, ku prezantoi emisione si Total Request Live dhe Hot Zone. Në vitin 1999, The New York Times e cilësoi si “vajza e momentit” për gjeneratën hip-hop. Ajo u largua nga MTV në 2001 për të drejtuar talk-show-n e saj personal.
Në vitin 2020, Ananda zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në stadin e tretë. Sëmundja më vonë avancoi në stadin e katërt. Në muajt e fundit të jetës, ajo e pranoi publikisht se kishte shmangur trajtimet standarde, gjë për të cilën shprehu keqardhje.
“Kur të vijë momenti im, dua të them me bindje: ‘E jetova jetën tamam siç doja’”, shkruante ajo në një ese për Essence do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE