LAJME / E Mërkurë 1 Korrik 2026, 19:07

E papritur! Kthese e forte e motit, ja ku priten reshje shiu me shtrëngata (Harta)

Instituti i Gjeoshkencave njofton se sot pasdite dhe nesër (e enjte) pritet nivel rreziku “I MODERUAR” në qarqet Shkodër dhe Fier, përsa i përket situatës së zjarreve.

Në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “I ULËT”, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Korçë pritet nivel “S’ KA RREZIK” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

N? disa qarqe pritet nivel rrezik lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug-Lindje) dhe qarku Fier (Veri). Rreziku më i lartë pritet ditën e sotme.

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 01) dhe nesër (e enjte, dt. 02) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër (e enjte, dt. 02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 23 / 30°C,  në vendet e ulëta: 22 / 33 °C, në vendet malore: 13 / 27°C. Përsa i përket erës, sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente në zonat malore dhe bregdet deri e fortë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE