LAJME / E Premte 17 Korrik 2026, 16:04

E pabesueshme! Kryeministri Rama e thote me ne fund: Ja pse ka rene EURO

Kryeministri Edi Rama me ne fund i ka dhene pergjigje nje prej pyetjeve me te medha qe behet ne vendin tone e cila lidhet me renien drastike te monedhes Euro.

Ai ka deklaruar se forcimi i lekut dhe rënia e euros ka ardhur vetëm për shkak të rritjes së ekonomisë së vendit. Teksa mori pjesë në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama i quajti gomarllëqe lajmet se vendi është kthyer në ‘parajsë’ ku pastrohen paratë e pista.

Kjo edhe pse nga raportet ndërkombëtare, hetimet e SPAK-ut, aksionet e Europolit ndaj karteleve të drogës ku kanë qenë pjesë dhe shqiptarët, si dhe përgjimet e dokumentuara në aplikacionet e enkriptuara si ‘Sky Ecc’ ‘EncroChat’, flitet për miliona e miliona euro që vijnë për të pastruar në Shqipëri, kryesisht në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme.

Teksa për të minimizuar situatën, Rama nuk harroi që të shtonte edhe shprehjen e famshme të ‘Rilindjes’; gjëra të tilla ndodhin edhe në botën perëndimore. Ai deklaroi se në shqipëri ka ekonomi informale dhe para të pistë, por sipas tij kjo është diçka që ndodh kudo.

“Forcimi i lekut është sukses për ekonominë shqiptare. Është tregues kokëfortë i rritjes së ekonomisë. Në një vend ku hyjnë çdo vit miliarda e miliarda. Të flasësh për narko e gomarllëqe të tilla mund të përkëdhelësh shumë vetë që kanë nevojë për lajme të këqija, por është pa lidhje.

Nëse do të ishte e vërtetë, do të ishte një lajm që s’do të vinte nga kanalet e informimit si ata që i bien violinës me vesh, por nga kanale ndërkombëtare financiare që e ndjekin ekonominë tonë me lupë. A ka ekonomi informale në Shqipëri? Sigurisht që ka. Edhe para të pisët ka, por ku nuk ka? Është shumë e ligë t’ia veshësh Shqipërisë duke qenë shqiptar këtë lloj kostumi kaq të ndyrë. Nuk e di çfarë janë ata që e bëjnë”, u shpreh Rama.

Situata në fakt flet për një realitet komplet tjetër, vetëm nga hetimet e SPAK-ut është vërtetuar se grupet kriminale të trafikut të drogës, i pastrojnë paratë e tyre në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme, gjë që ka sjellë pasoja për ekonominë shqiptare dhe ka deformuar tregun imobilar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE