LAJME / E Hënë 2 Shkurt 2026, 17:05

E pabesueshme, Gjykata trondit Erion Veliajn, ja cfare sapo ndodhi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka marrë sot vendimin për të mbajtur në qeli kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pavarësisht kërkesës së mbrojtjes për një masë më të lehtë sigurie, gjykata vlerësoi se kushtet që diktuan arrestimin e tij rreth një vit më parë mbeten të pandryshuara.

Në seancën e sotme, Veliaj u përball me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, dhe prokurorin Ols Dado, të cilët mbrojtën me forcë qëndrimin për mbajtjen e tij në izolim deri në përfundim të gjykimit.

Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar një dosje voluminoze, ku përfshihen jo vetëm kryebashkiaku, por edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe një rrjet prej 28 personash dhe shoqërish tregtare. Sipas SPAK, bëhet fjalë për një skemë të mirëfilltë korrupsioni ku pushteti vendor është përdorur për përfitime private.

Në listën e 13 akuzave që rëndojnë mbi Veliajn, veçohen:

Sipas hetimeve që u mbyllën zyrtarisht më 10 shtator 2025, Bashkia e Tiranës shërbeu si një “shkëmbim” favoresh. Prokurorët pretendojnë se kompanitë e përfshira siguronin leje ndërtimi dhe fonde publike përmes tenderave, ndërsa në këmbim kalonin përfitime të parregullta direkte ose indirekte drejt familjes Veliaj.

Me rrëzimin e kërkesës për liri, Erion Veliaj do të presë fillimin e gjykimit të themelit nga qelia. Kjo fazë e re do të analizojë në detaje provat e SPAK për çdo episod korrupsioni. Pozita e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, mbetet gjithashtu nën vëzhgim të rreptë, pasi ajo është pjesë e dosjes për rolin e saj të dyshuar në transaksionet e pasurive të paluajtshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE