LAJME / E Mërkurë 22 Korrik 2026, 22:10

E sulmoi me thikë dhe tentoi ta djegë të gjallë ish-të dashurën, autori në arrati

Një grua 33-vjeçare është plagosur rëndë pasi dyshohet se u sulmua me thikë dhe më pas iu vu zjarri nga ish-partneri i saj në një strehë për persona të pastrehë në Berlin.


Ngjarja ndodhi rreth orës 23:20 në rrugën Wexstrasse, ku zjarrfikësit, policia, një mjek urgjence dhe një helikopter shpëtimi ndërhynë pas raportimit të incidentit, transmeton Klankosova.tv

Sipas policisë, pas një grindjeje, i dyshuari 44-vjeçar e sulmoi gruan me thikë, e spërkati me benzinë dhe i vuri flakën, përpara se të arratisej nga vendi i ngjarjes, raporton Bild. Jeta e 33-vjeçares u shpëtua falë reagimit të shpejtë të një fqinji 39-vjeçar, i cili i shoi flakët me një batanije dhe më pas njoftoi policinë dhe shërbimet emergjente.

Gruaja u dërgua në spital me plagë të rënda nga thika dhe djegiet, ndërsa fqinji nuk pësoi lëndime.

Policia ka nisur kërkimet për autorin, i cili mbetet në arrati. Hetimet po zhvillohen për sulm të rënduar, ndërsa autoritetet besojnë se të gjithë të përfshirët janë shtetas gjermanë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE