LAJME / E Shtunë 25 Korrik 2026, 22:10

E konfirmon/ Kush është ish-ministri socialist që SHPALL kandidaturën e pavarur për kryebashkiak

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka konfirmuar sërish se do të kandidojë si pavarur për Bashkinë e Vlorës. Në një postim në Facebook, Malaj duke iu përgjigjur qytetarëve vlonjatë, shkruan se në 2027-ën do të jetë si kandidat i pavarur.

Më tej ish-ministri socialist ka prezantuar edhe disa nga avantazhet e tij si kandidat i pavarur, ku sipas tij nuk do të jetë i detyruar që të zbatojë urdhërat e kryeministrave dhe oligarkëve.

Po ashtu Malaj shkruan se ai alternativë e pastër dhe e pakorruptuar. Ndërsa në fushatë, ai deklaron se nuk do të përdorë fjalor agresiv dhe banal.

“Si kandidat i pavarur do të shpërbëj ligjërisht patronazhistët abuzues. Do të ul agresivitetin e qeveritarëve që e kanë më të lehtë të sulmojë një parti kundërshtare tradicionale sesa një figurë lokale me mbështetje organike qytetare”, thekson Malaj.

Ndërsa në fund, Malaj nënvizon se administrata e Bashkisë Vlorë, do të jetë më meritokraci, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE