
Klima e tensionuar e javëve të fundit mes protestuesve dhe qeverisë duket se po hyn në një fazë të re.
Organizatorët e protestave kanë bërë të ditur se i kanë vendosur një afat qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama deri më 21 qershor për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre.
Sipas deklaratave të shpërndara nga grupet organizuese, nëse deri në këtë datë nuk do të ketë reagim konkret apo masa në lidhje me çështjet që kanë nxitur protestat, ata paralajmërojnë intensifikim të aksioneve në vijim.
“I kemi dhënë kohën e mjaftueshme qeverisë për të reflektuar. Data 21 është afati i fundit. Nëse deri atëherë nuk ka një reagim konkret dhe nuk merren masa për kërkesat tona, çdo përgjegjësi për atë që do të ndodhë pas kësaj date bie mbi kryeministrin Rama”, thuhet në deklaratën e tyre.
Ndërkohë, organizatorët kanë lënë të kuptohet se pas 21 qershorit mund të ketë forma të ndryshme të mosbindjes civile, përfshirë protesta të zgjatura dhe bllokime të mundshme të akseve kryesore rrugore.
Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga qeveria lidhur me ultimatumit e bërë publik nga protestuesit.
Situata mbetet në zhvillim, ndërsa vëmendja është përqendruar te ditët në vijim dhe te reagimet që mund të pasojnë nga të dyja palët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
