
Qëlloi ndaj policisë, ekzekutohet Ramiz Muçollari.
62-vjeçari është qëlluar me snajper pasi hapi zjarr ndaj forcave RENEA me armën e tij, pasi efektivët hynë në shtëpi për ta arrestuar. Pas ekzekutimit të kryefamiljarit, forcat RENEA u larguan nga vendngjarja.
62-vjeçari ishte izoluar në shtëpi dhe nuk iu bind thirrjeve për t’u dorëzuar, pasi plagosi me thikë gruan dhe goditi djalin me tytën e armës. Nënë e bir u dërguan në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
