
jë ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka ndezur debat në rrjetet sociale po hetohet në Majorka, ku një personalitet i njohur britanik i televizionit dhe mediave sociale është ndaluar nga autoritetet spanjolle nën dyshimet se ka tentuar të helmojë bashkëshortin e saj.
Sipas raportimeve, rezultatet paraprake të analizave kanë ngritur dyshime për praninë e një sasie të konsiderueshme qetësuesish të fuqishëm në organizmin e tij. Pikërisht ky zhvillim ka bërë që autoritetet spanjolle të nisin një hetim penal për të sqaruar rrethanat e plota të rastit dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një vepër penale.
Pas marrjes në pyetje nga policia dhe paraqitjes para gjykatës kompetente, e dyshuara është liruar përkohësisht, por me masa kufizuese. Sipas mediave, gjykata i ka ndaluar kontaktin me bashkëshortin, ndërsa hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Rasti ka ngjallur interes të madh publik edhe për shkak të profilit të lartë të të dyshuarës, e cila njihet për pjesëmarrjen në emisione televizive në Spanjë dhe për aktivitetin e saj në rrjetet sociale, ku ndiqet nga një numër i madh përdoruesish. Ajo shpesh ka publikuar përmbajtje që pasqyronte jetën familjare dhe përditshmërinë e saj, gjë që e ka bërë rastin edhe më të komentuar.
Autoritetet spanjolle nuk kanë bërë ende publike detaje të tjera lidhur me provat e mbledhura, ndërsa pritet që në vijim të kryhen ekspertiza shtesë dhe të merren në pyetje persona të tjerë që mund të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Duhet theksuar se bëhet fjalë për një hetim në zhvillim dhe se personi i dyshuar prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me një vendim të formës së prerë nga gjykata. Hetimet vazhdojnë dhe autoritetet nuk e konsiderojnë çështjen të përfunduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
