LAJME / E Diel 12 Korrik 2026, 22:10

Dua Lipa godet Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët. Shqipëria e sotme… (VIDEO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë ndërkombëtare Dua Lipa thotë se është shqetësues fakti që qeveria shqiptare nuk pyet për qytetarët, ndërsa në Tiranë kanë shpërthyer protestat prej më shumë se 40 ditësh.

“Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur për Shqipërinë sot. Me duket shqetësuese që qeveria mund të ndryshojë ligjin për mjedisin pa një konsultim publik”, është shprehur ajo gjatë një podcasti me shkrimtaren shqiptare Lea Ypi, episodi i plotë i të cilës pritet të publikohet më vonë gjatë javës.

Në prezantimin e episodit thuhet se biseda nuk ndalet vetëm te kujtimet e Lea Ypit për rënien e komunizmit, por edhe te kuptimi i lirisë dhe zhvillimet aktuale politike në vend. “Së bashku, ato flasin për realitetet e ndryshimit politik dhe frymëzimin që marrin nga protestat politike që po zhvillohen në Shqipëri tani”, thuhet në prezantim.

Lipa nuk kishte reaguar deri më tani për protestat më shumë se 40 ditore që po zhvillohen në Tiranë dhe jo vetëm dhe që zanafillë pati tërheqjen zvarrë të një protestuesi në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, e cila ishte rrethuar me gardhe për t’i hapur rrugë ndërtimit të një restorti turistik në një zonë të mbrojtur.

Mijëra qytetarë kanë dalë çdo mbrëmje në rrugët e Tiranës kundër ndryshimeve ligjore që prekin zonat e mbrojtura, duke paraqitur edhe kërkesa të tjera politike, përfshirë dorëheqjen e qeverisë, e pas saj krijimin e një qeverie tektnike për t’i hapur rrugë një sistemi të ri politik në vend.© BalkanWeb, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE