Dritan Rexhepi, emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ndërkombëtare, është shoqëruar sot me forcë nga Policia e Shtetit për të dëshmuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës disa vite më parë në ambientet e kompleksit “Golden”.
Megjithatë, Rexhepi ka zgjedhur sërish të heshtë, duke refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të trupës gjykuese në çështjen që po gjykohet ndaj Festim Bechdilit, i vetmi i dënuar deri tani me burgim të përjetshëm për këtë ngjarje të rëndë.
“Nuk dua të pyetem sepse nuk kam çfarë të them,” është shprehur Rexhepi në sallën e gjyqit, duke mos ndryshuar qëndrim, as pas shoqërimit të detyruar nga autoritetet.
Roli i tij në këtë çështje mbetet ende i paqartë, ndërsa drejtësia shqiptare përpiqet të zbardhë të plotë ngjarjen tronditëse që vazhdon të jetë në vëmendje të opinionit publik/ Gazeta shqip do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE