
Dramë në Kumanovë: Tre fëmijë u gjetën pa ndjenja, dyshohet se u helmuan nga thithja e ngjitësit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kumanovë, ku tre fëmijë të mitur – një vajzë 15-vjeçare dhe dy vëllezërit e saj, të moshës 12 dhe 9 vjeç – janë gjetur pa reagim në rrugën “Profesor Mijallkoviq”, njoftuan autoritetet policore.
Sipas raportimit, rasti është denoncuar dje rreth orës 10:40. Informacionet e para tregojnë se fëmijët dyshohet se janë helmuar si pasojë e thithjes së avujve të ngjitësit.
Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka bërë të ditur se po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
