
Një amendament i paraqitur nga kongresmeni amerikan, Joe Wilson në Komisionin e Rregullave të Kongresit të SHBA-së disa ditë më parë parashikon hartimin e dy raporteve nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare lidhur me zhvillimet në Ballkan, konkretisht në Shqipëri dhe Serbi. Sipas propozimit, brenda 180 ditëve nga miratimi i ligjit, institucionet amerikane do të duhet të përgatisin një raport të klasifikuar për Shqipërinë, i cili do të analizojë shkallën e narkotrafikut në vend dhe rolin e mundshëm të qeverisë shqiptare në lehtësimin e tij.
I pyetur nga “NTV Televizion” për këtë nismë amerikane, avokati Arben Llangozi deklaroi se amendamenti mund të miratohet dhe se, sipas tij, autoritetet amerikane disponojnë prova dhe informacione të mjaftueshme për situatën në Shqipëri. Ai solli në vëmendje atë që e cilësoi si një element të rëndësishëm të dosjes “Aruba”, duke pretenduar se SPAK ka mbajtur të fshehur emrat e dy zyrtarëve të lartë shqiptarë që, sipas tij, kanë marrë pjesë në takime me përfaqësues të krimit të organizuar.
Llangozi ka deklaruar se ata, janë Damian Gjiknuri dhe Engjëll Agaçi. Avokati pretendon gjithashtu se në atë takim ka qenë i infiltruar një agjent i DEA-s amerikane, i cili, sipas tij, ka dokumentuar të gjitha diskutimet. Ai thotë se informacionet i ka siguruar nga persona që kanë qenë të pranishëm në mbledhje dhe që aktualisht ndodhen në kërkim.
Informacionet e forta të Llangozit:
“Patjetër që mund të miratohet sepse kemi të bëjmë me një shtet demokratik. Nuk kemi të bëjmë me një shtet dhe me deputetë si Zegjine apo Sara Mila që mund t’i komandojë kryeministri. Nuk diskutohet që do marrin fakte dhe prova dhe kohën e mjaftueshme, por unë mendoj që faktet dhe provat janë të dukshme tashmë. Të mos harrojmë, marrim rastin e Zvërnecit. A ka provë më të madhe për mënyrën se si ka bashkëpunuar qeveria shqiptare me krimin e organizuar? Unë po i zbuloj dy emra të politikës dhe të qeverisë shqiptare që kanë marrë pjesë në Aruba.
Bëhet fjalë për Damian Gjiknurin dhe për Engjëll Agaçin, të cilët kanë qenë pjesë e një marrëveshjeje të krimit për mënyrën si do investohet në Shqipëri. Është informacion i saktë, SPAK-u e ka por nuk e heton. Pra këtu kemi të bëjmë me dy anëtarë të qeverisë të shkuar me porosi të kryeministrit për mënyrën se si do financohej krimi i organizuar. Dhe nga informacioni që unë kam, bëhet fjalë që një ndër personat që kanë qenë në mbledhje ka qenë agjenti i DEA-s amerikane që e ka përgjuar komplet këtë mbledhje, mënyrën se si do investohet në Shqipëri, dhe sot ne kemi një hetim edhe në Prokurorinë e Posaçme që janë zhdukur fare këto emra. Unë informacionin e kam të saktë sepse e kam marrë nga persona që kanë qenë atje, pra që ndodhen në kërkim tashmë.
Agjenti i DEA-s ka qenë i infiltruar në takim. Ka qenë në takim se është ftuar si pjesë e një grupi kriminal. Dhe dihet komplet, është përgjuar komplet se çfarë është folur, çfarë është diskutuar dhe një ndër personat që ndodhet tashmë në kërkim më ka kontaktuar dhe më ka dhënë dy emrat të cilët janë fshehur nga Prokuroria e Posaçme. Në qoftë se ne do kontrollojmë vendimet e masave, janë hequr dhe ndoshta mos është kjo ajo lloj marrëveshjeje që është duke u bërë që prokurorëve të posaçëm t’u zgjatet mandati?
Kjo do parë sepse këtu nuk mund të bëhet shkëmbim me fatet e një vendi dhe nuk mundet të jenë padronë disa prokurorë të një institucioni i cili mund të kthehet në abuzim më pas. Edhe unë kur të dalin informacionet e sakta jam përgjegjës dhe nuk e flas kot se po jap emra. Kështu që informacionin e kam shumë të saktë për këtë pjesë dhe a ka vend të rrijë që Shqipëria të ketë përfaqësues në një organizim që bën krimin e organizuar në një vend tjetër? Dhe normalisht për këtë mendoj dhe shumë prova të tjera janë dokumentuar nga Shtetet e Bashkuara se kemi të bëjmë me shërbime.
Nuk kemi të bëjmë si shërbim ynë informativ që s’di ku ka anëtarët e vet. Kështu që ne kemi një organizim të cilin shikojmë në ditët në vijim që do kemi rezultate pozitive në krijimin e atij propozimi që ka bërë kongresmeni. Kështu ju vlerësojmë që të bëhet diçka edhe për vendin tonë me këtë reagim që është bërë në Shtetet e Bashkuara. Sepse nuk kemi më një qeveri e cila ka favorizuar krimin e organizuar, por kemi një qeveri e cila merr pjesë në mbledhje me krimin e organizuar që ka kaluar stadet dhe kjo është e rëndë.
Edhe në qoftë se ata e kanë thënë “zyrtarë të lartë”, a ka detyrimin moral kryeministri të dalë e të thotë kush kanë qenë këta si zyrtarët e lartë? A ka detyrimin moral SPAK-u të sqarojë publikun? E ka, po pse nuk del? Si gjithmonë favorizohet. Të mos harrojmë që edhe para disa kohësh u publikua në media që një nënë që kishte bërë kallëzim për vrasjen e djalit të vet në Durrës kërkonte herë pas here që të vijonin hetimet dhe kishte arritur prokurori — sipas dëshmitarëve prokurori Troplini kishte dalë edhe kishte spiunuar te grupet kriminale.
Pse nuk është pjesë e dosjes? Pra kështu i eliminojnë, si rasti konkret dhe rastet e tjera, dhe ky rast do eliminohet. Dhe pse i mbajnë të fshehura këto? Pse nuk ka hetim të gjithanshëm? Pse nuk është përpara përgjegjësisë Gjiknuri? Pse nuk është përpara përgjegjësisë Agaçi? Kështu që vlerësohet që kjo është e rëndë dhe mendoj që nuk i shpëton gjë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jo atlete të veshin kryeministrit, por dhe çizme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
