
Dorjan Duçka dëshmon 4 orë në Prokurorinë e Posaçme. Pas daljes nga SPAK ai është pyetur nga mediat për arsyet e thirrjes, por nuk ka dashur të komentojë çështjen.
Gazetarët e pyetën edhe nëse ka dhënë shpjegime për dosjen “McGonigal” ku ai përmendet, po dekaroi se mund të pyesni Departamentin Amerikan të Shtetit për këtë çështje.
Ai përmendet në dosjen “Mc Gonigal” si ndërmjetës i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së me politikanë shqiptarë dhe në dosjen CEZ-DIA si ish-zëvendësministër i Energjetikës.
