LAJME / E Martë 10 Qershor 2025, 12:12

“Do të ketë hapësira për të gjithë”/ Rama flet për plazhet publike: Plani që po zbatohet sjell ndryshim

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në rubrikën “Sy m’Sy”, në lidhje me plazhet në nisje të sezonit veror.

Rama tha se këtë vit, do zbatohet nisma e re, ku bizneset duhet të aplikojnë për leje për të vendosur shezlonge dhe çadra. Kryeministri shtoi se do ketë hapësirë dhe plazhe publikë për këdo.

“Çdo vit për plazhet, kemi krijuar më shumë hapësirë për të gjithë në sensin që plazhet nuk mund të jenë ekskluzivitet që kanë mundësi apo duhet të shërbehen privatisht. Mbi të gjitha, plazhet duhet të ofrojnë mundësi të lirë dhe të pacenuar, dhe për të marrë kënaqësi, duke shfrytëzuar çdo hapësirë.

Çdo vit kemi ardhur duke vënë më shumë disiplinë dhe duke krijuar më shumë hapësirë për të gjithë. Plani që do të zbatohet nga ky vit është tejet ambicioz, ka ndryshim radikal nga vjet, ne jemi duke e ndjekur, sapo ka filluar. Në të gjithë vijën bregdetare do të ketë hapësira pa pasur nevojë të kërkosh asgjë.”– tha Rama  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE