LAJME / E Hënë 12 Maj 2025, 17:05

Do fluturoni më 15 dhe 16 maj? Aeroporti i Rinasit del me NJOFTIM EMERGJENT për udhëtarët

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” këshillon pasagjerët që udhëtojnë në datat 15 dhe 16 maj të paraqiten në aeroport te paktën 3 orë para fluturimit.


Më 15 dhe 16 maj, Tirana do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen liderëve nga e gjithe Europa. Kështu, për shkak te masave te sigurisë dhe bllokimeve te rrugëve, priten vonesa dhe trafik.

“Më 15 dhe 16 maj, Tirana do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Për shkak të masave të sigurisë dhe bllokimeve të rrugëve, priten vonesa dhe trafik i rënduar Pasagjerët që udhëtojnë në këto data këshillohen të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten në aeroport të paktën 3 orë para fluturimit.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e TIA, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.