
Një incident i rëndë që ka agravuar në përplasje verbale dhe ndjekje me vrap ka ndodhur gjatë protestës së ditës së sotme. Në qendër të situatës së tensionuar është përfshirë djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj, i cili po kalonte në zonën ku po zhvillohej tubimi i shoqëruar nga një qen i racës Pitbull.
Sipas dëshmive nga vendngjarja, ai ka provokuar dhe ofenduar fillimisht një influencere të pranishme në protestë, duke iu drejtuar me tone ironike:
“E ke lexuar Aristotelin ti që del në protestë?”
Pasi influencerja i është përgjigjur shkurt me “Po”, situata ka degraduar akoma më tej. Djali i ish-deputetit i është kthyer turmës së protestuesve me ofendime të rënda dhe thirrje politike, duke bërtitur: “Rroftë Rama, i hani atë…”.
Këto provokime në mes të turmës kanë sjellë irritimin e menjëhershëm të qytetarëve. Pasi situata ka agravuar dhe tensionet kanë arritur pikën kulmore, djali i ish-deputetit është detyruar të largohet me vrap nga zona.
Disa nga protestuesit e indinjuar i janë vënë menjëherë në ndjekje, por pas disa sekondash tension, janë rikthyer sërish në shesh për të vijuar tubimin. Aktivistët kanë bërë thirrje që të ruhet qetësia dhe të mos bie pre e provokimeve të tilla që synojnë të dëmtojnë protestënr, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
