LAJME / E Enjte 12 Qershor 2025, 12:12

DINAMIKA/ “Kam një muhabet”- Vrasja në Klos, si 28-vjeçari i mori jetën kushëririt duke e goditur me thikë! Viktima tentoi të kthehej drejt banesës, por… Del foto e autorit të krimit

Detaje të reja dalin nga vrasja e 65-vjeçarit Selim Velsula, i cili u masakrua me thikë mbrëmjen e së mërkurës (11 Maj) dyshohet nga kushëriri i tij, 28-vjeçari Hazbi Velsula.

Viktima mësohet se jetonte prej vitesh në fshatin Xibër-Murrizë të bashkisë Klos së bashku me bashkëshorten e tij dhe kishte një jetë të qetë. Rreth orës 16:00, ai i kishte kërkuar gruas që ta ndihmonte për të nxjerrë bagëtinë në pronat e tyre mbi fshat.

Pasi kishte nxjerrë bagëtitë, ai është kthyer për të marrë një shishe me ujë dhe ishte afruar sërish në zonën ku mbante bagëtinë.

Në ato momente kushëriri i tij, 28-vjeçari Hazbi Velsula, i cili prej vitesh jetonte në zonat rurale të Tiranës, por kohët e fundit ishte rikthyer në pronat familjare në Xibër, i kishte bërë thirrje viktimës të afrohej, duke i thënë se kishte “një muhabet”.

Më pas e ka sulmuar me thikë duke e goditur disa herë dhe i ka shkaktuar plagë të rënda. Selim Velsula ka rënë menjëherë në tokë nga goditjet, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja duke u arratisur.

Viktima, edhe pse i plagosur rëndë, ka tentuar të kthehet drejt banesës, por nuk ia ka dalë. Në rrugën e fshatit është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete nga një banor i zonës, i cili po shkonte të merrte ujë për vaditje. Ky i fundit ka njoftuar menjëherë bashkëshorten e viktimës dhe më pas banorët e tjerë.

Mësohet se autori i dyshuar, Hazbi Velsula, pas krimit ka telefonuar motrën e tij, duke i thënë: “E bëra vrasjen me mjet prerës.”

Motra ka njoftuar policinë dhe forcat e policisë kanë rrethuar zonën ku ishte fshehur autori. Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE