Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së martës, gjatë një konflikti mes disa personave.
Por fatmirësisht nuk raportohet për viktima, ndërkohë që në zonë u shkaktua nga të shtënat e armës.
Njoftohet se policia ka gjetur dy gëzhoja në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka nisur nga një konflikt mes disa të rinjve ne zonën e “Ali Demit”. Ndërkohë që nuk ka munguar dhe dhuna fizike dhe kërcënimi me armë zjarri.
Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit, teksa personat e përfshirë nuk janë identifikuar ende do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE