LAJME / E Enjte 16 Korrik 2026, 17:05

Detajet që nuk u panë, zbulohet pse Bellingham goditi me shuplakë pas koke lojtarin e Argjentinës

dhe pse nuk u aktivizua për asnjë minutë në gjysmëfinalen ndaj Anglisë, mbrojtësi i Argjentinës, Valentin Barco, u kthye në një nga personazhet më të komentuar të mbrëmjes.

Pas përfundimit të takimit, teksa festonte në fushë së bashku me shokët e skuadrës kualifikimin në finalen e Kupës së Botës, Barco u godit në pjesën e pasme të kokës nga Jude Bellingham. Incidenti u bë menjëherë viral dhe ngriti pikëpyetje mbi arsyet e reagimit të mesfushorit anglez.

Megjithatë, pamje të publikuara së fundmi në rrjetet sociale duket se hedhin më shumë dritë mbi atë që ndodhi. Në video shihet Barco duke provokuar futbollistët anglezë menjëherë pas golit të barazimit të realizuar nga Enzo Fernández.

Sipas këtyre pamjeve, mbrojtësi argjentinas hyri në fushë dhe festoi në mënyrë provokuese përballë lojtarëve të Anglisë, gjë që duket se acaroi Bellinghamin.

Në fund të sfidës, mesfushori anglez reagoi ndaj këtij episodi duke e goditur Barcon nga pas, në një moment që është bërë objekt diskutimi të madh në mediat sportive dhe në rrjetet sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE