
IZRAEL- Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare në Territore, i njohur me akronimin e tij COGAT, iu drejtua me një mesazh paralajmërues banorëve të Gazës dhe udhëheqjes së Hamasit.
Ai dënoi mbështetjen popullore palestineze për grupin terrorist, shkruajnë mediat e huaja.
Ai tha se vrasja dhe abuzimi i fëmijëve, gravee të moshuarëve nuk ka asnjë justifikim dhe për këtë do të marrin dënimin që meritojnë.
Në një deklaratë video, gjeneralmajor Ghassan Alian, kreu i COGAT, thotë:
“Rrëmbimi, abuzimi dhe vrasja e fëmijëve, grave dhe të moshuarve nuk është njerëzore.
Nuk ka asnjë justifikim për këtë. Hamasi është kthyer në ISIS dhe banorët e Gazës, në vend që të tmerrohen, po festojnë. Kafshët njerëzore duhet të trajtohen si të tilla.
Nuk do të ketë energji elektrike dhe ujë [në Gaza], do të ketë vetëm shkatërrim. Ju deshët ferrin, do të merrni ferr", tha ai.
Në një sulm të nisur nga enklava palestineze e Gazës të shtunën, militantët e Hamasit sulmuan qytetet izraelite, duke vrarë më shumë se 1000 njerëz dhe duke u arratisur me dhjetëra pengje, në ditën më vdekjeprurëse për Izraelin që nga lufta e vitit 1973.
