LAJME / E Enjte 26 Tetor 2023, 17:05

Deputeti kapet ‘mat’ në parlament, ja çfarë po shihte gjatë seancës plenare

Deputeti nga komunitetet pakicë, Erxhan Galushi ka vepruar kundër legjislacionit të Kosovës sot, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Galushi është filmuar duke vënë baste sportive, veprimtare kjo e ndaluar me ligj.

Teksa ishte duke ndjekur ndeshjen dhe duke luajtur baste sportive, Galushi në të njëjtën kohë edhe voton gjatë seancës plenare.


Kujtojmë se aktiviteti i basteve sportive është i ndaluar me ligj në Kosovës prej disa vitesh.