LAJME / E Premte 13 Qershor 2025, 18:06

Dëme të konsiderueshme/ Izraeli vijon godet qendrën bërthamore të Natanz, por pse është kaq e rëndësishme?

Irani mohon të jetë në kërkim të armëve bërthamore dhe nuk njihet se ka prodhuar uranium të pasuruar në nivel ushtarak, por Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka vlerësuar kohët e fundit se Teherani mund të prodhojë armë bërthamore nëse e rafinon më tej uraniumin që zotëron.

Nga të gjitha objektet bërthamore të shumta që ka Irani, Izraeli duket se ka goditur vetëm një numër të vogël, përfshirë Natanz.

Kjo ngre një pyetje thelbësore: pse pikërisht kjo qendër?

Përgjigjja është se Natanz është objekti kryesor për pasurimin në shkallë të gjerë të uraniumit, një proces që prodhon material që mund të përdoret si për qëllime civile, ashtu edhe për ato ushtarake.

Natanz ka dhjetëra mijëra centrifuga dhe është një nga qendrat kryesore që kontribuon ndjeshëm në shtimin e rezervave iraniane të uraniumit të pasuruar në nivele të larta. Goditja ndaj Natanz do të thotë ndërprerje e këtij procesi.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 kufizonte aktivitetet që Irani lejohej të zhvillonte në Natanz, por që nga tërheqja e SHBA-ve nga marrëveshja në vitin 2018, gjatë presidencës së Donald Trump, aktiviteti në këtë objekt është rritur ndjeshëm.

Izraeli besohet të ketë ndërmarrë disa operacione sabotimi ndaj Natanz gjatë viteve të fundit. Kjo qendër u godit nga një sulm kibernetik madhor në vitin 2010, si dhe pësoi dëmtime nga eksplozivë të fshehur në një tavolinë në vitin 2020. Një vit më pas, Natanz pësoi dëme të tjera të konsiderueshme në një sulm misterioz, për të cilin Irani akuzoi sërish Izraelin do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE