LAJME / E Diel 15 Tetor 2023, 01:01

Del video kur Olta Gixhari konkurronte si velinë për 'Fiks Fare' dhe nuk u zgjodh!

Del video kur Olta Gixhari, aktore prej shumë vitesh, konkurron për të qenë një prej velinave të emisionit Fiks Fare në Top Channel.

Pamjet dolën nga ky tv mbrëmjen e së shtunës ndërsa Olta Gixhari ishte në një intervistë.

Olta pranoi se gjatë adoleshencës ka konkurruar për të qenë velinë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, por ajo nuk u përzgjodh”.

Duke qenë se aktualisht është në jurinë e programit Dancing With The Stars Albania, Olta foli mbi kërcimin dhe tha se e njeh që kur ishte e vogël.

Ndërsa shtoi mbi praninë në juri: "Është pozicion shumë i këndshëm. E kam dashur atë pozicion, e kam pëlqyer gjithmonë, mendoj që më rri.

Mendoj që di të flas për kërcimin, sepse unë kam kërcyer nga klasa e pestë deri në vit të katërt të gjimnazit, me trupë profesioniste në Durrës.

Vetëm balet klasik nuk kam bërë, të gjitha zhanret i kam bërë. Kam qenë kërcimtare.

Ëndrra ime kur kam qenë e vogël ka qenë të bëhesha balerinë. Pastaj kalova te aktrimi, sepse nuk mbaja dot puantet”.