LAJME / E Enjte 16 Nëntor 2023, 21:09

Del foto e të riut, baba i 6 fëmijëve, që u shtyp për vdekje nga pllaka e mermerit. Emri

MAQELLARË- Në foto është Bedri Markja, punëtori 35-vjeçar që humbi jetën sot në një subjekt që punonte me pllaka mermeri.

Sipas informacioneve, gjatë kohës që po punonte i ka rënë një pllakë e madhe duke e zënë poshtë.

Markja ishte baba i gjashtë fëmijëve dhe punonte në atë subjekt prej kohësh.

Lidhur me ngjarjen në komisariat janë shoqëruar pronari dhe menaxheri i subjektit.

Policia informon se ‘me datë 16.11.2023, shtetasi, rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.’