I ftuar në studion e “Big Brother Fan Club”, Xum Allushi foli për raportin mes tij dhe Egli Takos.
Në deklaratën e tij, Xumi tha si fillim:
“Mes meje dhe Eglit nuk ka pasur asnjëherë asnjë lloj raporti. Ishte thjesht ajo çfarë i shpreha unë aty brenda sepse keqinterpretohet. Atë që përjetova ishte shumë e bukur aty brenda. A do ta përjetoja sërish? Nuk e di.”
Xumi gjithashtu reagoi për etiketime që ka marrë në rrjete sociale dhe jashtë shtëpisë:
“Kam marrë etiketime të ndryshme që unë nuk i përkas absolutisht në asnjë lloj mënyre. E di se i biri kujt jam dhe se çfarë familje kam.”
Lidhur me ndjenjat e tij ndaj Eglit, ish-banori theksoi:
“Unë për vajzën në fjalë kam treguar vetëm respekt, kam shprehur ndjenjat e mia më të pastra dhe më të qarta.”
Dhe për ta mbyllur, Xumi lëshoi një mesazh me domethënie të fortë: “Dua të them vetëm diçka: ekziston karma.”