
Kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i Censit të popullsisë i cili mbyllet më 30 Tetor. I ftuar në “Rudina” në Tv Klan për të folur mbi librin e tij “Beteja për 20 përqindëshin”, Ardit Bido shpjegon rreziqet e vetëdeklarimit të rremë. Ai përmend sërish manipulimin e vitit 2011 por shton se nëse kjo do të ndodhë edhe këtë herë, do të flasë me fakte dhe emra publikë që qëndrojnë pas kësaj.
Ardit Bido: Shteti shqiptar ka shumë gjëra për të bërë. Unë kam informacionet e mia, por unë nuk flas kurrë në bazë të informacioneve por flas në bazë të shkencës sepse informacionet vijnë dhe dalin, ato që janë shkencore, ato mbeten. Nëse ne do të kemi vetëdeklarim të rremë në rastin e Mursisë sërish që unë theksoj dhe njëherë nuk besoj se ka qenë vetëdeklarim i rremë, njoh mjaftueshëm mursiotë që të jem i bindur te ky fakt, që ka pasur manipulim të censusit të vitit 2011 dhe këtë po e them kaq për herë të parë kaq hapur sepse kam edhe fakte. Nëse do duhet të flasim ndonjë ditë me fakte, nëse kjo do të rindodhë në këtë cens do flasim me fakte dhe emra, mbiemra që janë emra, mbiemra me peshë, publikë që kanë bërë manipulimin.
Nëse në Himarë do të kishte një rritje artificiale mbi 14.5% të grekëve të zonës, prapë del shumë qartë. Ty nuk të del ndoshta se kush është ai që e kanë trysnuar që i kanë thënë do të të heqim pasaportën po s’u deklarove grek, do të të heqim pensionin e shtetit grek po s’u deklarove grek dhe të mos kemi hallin te ata njerëz se ata që marrin pesnionin marrin 800 Euro në muaj në një shtet që me zor iu jep 100 Euro në muaj dhe ata e kanë deklaruar vazhdimisht që janë shqiptarë edhe pse kanë marrë pensionin grek.
Pra, presioni mbi ta që do të ta heqim po s’e bëre dhe që nuk e mbulon këtë hapësirën që ne themi që është konfidencial statistikore, por që i thonë që unë do ta marr vesh po u deklarove sepse mund të jetë njëri prej atyre që bën censusin që është i vënë për këtë gjë, këto janë ato që janë rreziqet e procesit.
Dhe, nëse do të kishte një rritje mbi 14.5%, ne me gjithë mend nuk evidentojmë dot se kush ishte që e bëri vetëdeklarimin e rremë, por evidentojmë shumë kollaj se kush ishte ai që e bëri trysninë dhe unë shpresoj shumë që të mos ndodhë kjo gjë./tvklan.al
