LAJME / E Martë 26 Shtator 2023, 21:09

Breshëri plumbash në rrugë! Pas vrasjes, plagoset ish-drejtori me pronarin e lokalit

Tre persona të pafajshëm janë plagosur si pasojë e breshërisë së plumbave që vrasësit e Martin Bardhit zbrazën paraditen e sotme në Rrëshen.

Të plagosurit janë Ilir Bardhoku, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Olti Gjini pronar i lokal picerisë aty pranë si dhe Indrit Bardhi.

Të tre janë dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar si pasojë e plagëve të rënda që kanë marrë nga plumbat.